Redis.al > Blog > Blog > PAINT PROTECTION FILM TRAINING

Trajnimi I Paint Protection Film

Në një botë ku teknologjia dhe inovacioni përplaset me nevojat e makinave të sotme, trajtimi me Paint Protection Film (PPF) është bërë një domosdoshmëri për mbrojtjen e tyre. Redis Printing dhe Avery Dennison, ofruan një trajnim ekskluziv për PPF në Tiranë.

Trajnimi ofroi një kombinim të njohurive teknike me praktikën e bazuar në përvojën e trajnerëve profesionistë nga Avery Dennison, ku përmes demonstrimeve praktike dhe udhëzimeve të specializuara, profesionistët dhanë teknikat dhe strategjitë më të fundit në përdorimin e PPF për të mbrojtur dhe për të përmirësuar pamjen e makinave.

Gjatë trajnimit u mësua se si të aplikojnë Avery Dennison Supreme Paint Protection Films në të gjitha pjesët përkatëse të automjetit, nga kapaku dhe parakolpi i automjetit deri te pasqyrat dhe më shumë. U morën njohuri teorike dhe praktike në metodat specifike të aplikimit, ku u trajnua se si të aplikohet pre-cut template paraprakisht në automjet në mënyrë të sigurt dhe me kujdes dhe njohuri mbi teknikat e veçanta të aplikimit si edhe këshilla dhe truke të marra nga ekspertët.

Çfarë u mësua dhe u trajnua:

• Pse të përdorni një PPF dhe ku dhe si të aplikoni

• Vetitë materiale

• Përgatitja e sipërfaqes

• Mjetet dhe Lëngjet

• Teknikat e prerjes

• Masa e aplikimit: Kapuç, parakolp & pasqyrë

• Prerje dhe mbarim

• Aplikimi i PPF

• Cilësia e mirëmbajtjes

• Aplikimi përtej automjeteve

• Llogaritja e materialit

Gjatë këtij trajnimi iu dha kohë e mjaftueshme për të praktikuar dhe zotëruar teknikat e aplikimit për të hyrë në tregun e aplikimit PPF. Përparësitë e këtij trajnimi profesional u evidentuan menjëherë, duke eliminuar gabimet e metodës dhe instalimit si shtrembërimet e ngjitësit, shenjat sipërfaqësore, flluskat, përfshirjet dhe garantimi i shtrirjes perfekte të skajeve.
Ky trajnim ekskluziv për PPF nuk ishte vetëm një mundësi për të mësuar, por edhe një rrugë për të shkëmbyer përvojat dhe strategjitë e tyre me profesionistë të tjerë, duke krijuar një rrjet të fortë të bashkëpunimit.

Tags Blog Event