Redis.al > Blog > Blog > Mpi 1104 / Supreme Wrapping Film Training

Trajnimi Mpi 1104 / Supreme Wrapping Film

Supreme Wrapping Film është bërë një mjet i preferuar për të transformuar makinat në vepra arti të lëvizshme. Redis Printing dhe Avery Dennison, ofruan një trajnim ekskluziv në Tiranë me pjesëmarrjen e dy trajnerëve profesionist ku çdo pjesëmarrës u pajis me certifikatë zyrtare pjesëmarrjeje nga Avery.

Trajnimi ofroi një kombinim të njohurive teknike me praktikën e bazuar në përvojën e tyre të gjatë në këtë fushë. Përmes demonstrimeve praktike dhe udhëzimeve të specializuara, trajnerët dhanë teknikat dhe strategjitë më të fundit në përdorimin e Wrapping Film për të krijuar dizajne të personalizuara dhe për të përmirësuar estetikën e makinave.

Trajnim 1-ditor për fillestarë ose profesionistë disi me përvojë në fushën e wrapping ku u zhvillua se si të përgatitet dhe pastrohen më mirë nënshtresat, si të aplikohen në mënyrë efektive filmat, cilat janë sfidat që mund të përballesh dhe si të trajtohen ato, por edhe si të kryhen në mënyrë profesionale të gjitha punët e nevojshme përfundimtare për të siguruar një rezultat bindës.

Çfarë u mësua dhe u trajnua:

  • Kategoritë e ndryshme të Self Adhesive films dhe karakteristikat e tyre
  • Pastrimi dhe përgatitja e sipërfaqes
  • Teknikat e prerjes
  • Teknikat e pastrimit
  • Teknikat e Corrugation feeding
  • Teknikat bazë të instalimeve 3D

Ky trajnim ekskluziv nuk ishte vetëm një mundësi për të mësuar, por edhe për të zhvilluar aftësitë dhe përmirësuar praktikat në përdorimin e Mpi 1104 / Supreme Wrapping Film për të krijuar efekte vizuale.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi Redis Printing dhe Avery Dennison po udhëheqin rrugën drejt inovacionit në botën e automjeteve për të krijuar dizajne të jashtëzakonshme dhe për të siguruar një pamje të shkëlqyer për makinat.

Tags Blog Event
sqAlbanian