Mimaki CFL605-RT

Mimaki vjen me teknologjinë e fundit të prerjes me produktin e saj më të ri, CFL-605RT; produkt i cili i jep formë ideve tuaja

CFL-605RT është i përshtatshëm për materiale deri në madhësinë A2 dhe ka një shumëllojshmëri funksionesh ku përfshihen prerjet qëndrore, tangenciale dhe prerjet para-mbrapa.

Përdorimi i printimit dixhital me bojë UV është rritur për të arritur krijimin e produkteve origjinale të personalizuar në përgjigje të kërkesave të larta për shumëllojshmëri dhe vëllim të ulët që ka tregu.

Mimaki CFL-605RT është dizenjuar me teknologjinë e lartë Mimaki, dhe mbeshtet kërkesën e prodhimit nëpërmjet funksioneve të shumëfishta të prerjes.

CFL-605RT është shumë efiçent në prodhimin e paketimeve. Mimaki ofron sistemin origjinal të paketimit (OGPS ) si një zgjidhje shumë e mirë për prodhimin e produkteve të personalizuara.

OGPS përmban softuerin e paketimit ArtiosCAD Designer Solution dhe printerin UV& printerin UV UJF-6042 & CFL-605RT, dhe kështu arrin trajtimin e procesit të plotë të prodhimit duke përfshirë printimin, dizenjimin e paketimit dhe fabrikimin.

CFL-605RT

Cutter-i shumëfunksional mbështet fuqishëm prodhimin dixhital

ArtiosCAD dhe UJF-6042 zgjerojnë gamën e prodhimit të paketimit

Aplikime gjysëm-prerjeje; nëpërmjet rregullimit të thellësisë së tehut prerës, ju mund të prisni materiale të laminuara, kompozite

Njësia e thithjes së ajrit mban pa lëvizur median duke mundësuar kështu një proçes efektiv prerjeje

CFL-605RT, zgjidhja ideale për prodhimin e paketimeve ;)…

Prerje qëndrore
Trashësia maksimale e prerjes: 1 mm *1

Prerje tangenciale
Trashësia maksimale e prerjes: 2 mm *1
Adeziv reflektiv ose material të gomuara janë gjithashtu të aplikueshme.

Prerje para-mbrapa

Trashësia maksimale e prerjes: 10 mm *1
Tehu pret materiale të trasha si foam nëpërmjet lëvizjes para-mbrapa vertikale